Arrihet marrëveshja, Kessie rikthehet në Serie A me kosto zero

15:05 | 22 Janar 2026

Franck Kessie rikthehet në Serie A, por te rivalët e Milanit.

Mesfushorit nga Bregu i Fildishtë i mbaron kontrata me Al-Ahli në fund të këtij sezoni, ndaj ai pritet të largohet si lojtar i lirë në verë.

29-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin saudit dhe mesa duket destinacioni i ardhshëm do të jetë rikthimi në Serie A.

Përveç lëvizjeve të mundshme brenda merkatos së janarit, Juventus ka filluar që tani të mendojë edhe për merkaton e verës së ardhshme.

“SportMediaset” zbulon se përforcimi i parë i bardhezinjve në verë do të jetë Franck Kessie.

Franck Kessie ka qenë për pesë sezone pjesë e Milanit dhe në atë kohë ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve dhe në Serie A.

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me drejtuesit e atëhershëm të kuqezinjve që nuk ranë dakord për rinovimin e kontratës sipas kushteve të lojtarit, ai zgjodhi të largohej te Barcelona e më pas te Al-Ahli.

Komento: