Arrihet marrëveshja, ky do të jetë transferimi i parë i Barcelonës në verë

17:34 | 21 Shkurt 2022

Barcelona ka nisur të mendoj për lojtarët që do t’i transferoj në verë.

Në këtë rrafsh, klubi blaugran tashmë ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Chelsea, Cesar Azpilicueta.

Mbrojtësi spanjoll do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe interesimi për të vazhdon të jetë i madh.

Barcelona është skuadra që dëshiron transferimin e tij me parametra zero, kurse Chelsea synon rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona tashmë ka arritur marrëveshjen me lojtarin.

Azpilicueta pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës në merkaton e verës.

Detaje lidhur me pagën e lojtarit dhe kushtet tjera nuk janë zbuluar akoma.

Komento: