Arrihet marrëveshja, ky është ekipi i ri i El Shaarawy

22:01 | 06 Korrik 2019

Stephan El Shaarawy, është në prag të një transferimi me vlerë 18 milion € duke përfshirë bonuse në Shanghai Shenhua.

Bisedimet kishin nisur gjatë ditëve të fundit, por duket se kanë marrë një kthesë pozitive, përcjell ORAinfo.

Sipas Sky Sport Italia, La Repubblica dhe më shumë këtë mbrëmje, El Shaarawy është shumë afër përfundimit të lëvizjes në Kinë.

Lojtari do të nënshkruante një kontratë trevjeçare me vlerë 15-16 milion euro për sezonin, ndërsa Romët do të vendosen në xhep 18 milion euro përfshirë bonuse./ORAinfo/

Komento: