Arrihet marrëveshja, ky është trajneri i ri i Juventusit

10:37 | 22 Maj 2019

Juventusi është në kërkim të trajneri të ri.

Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajner i Juventusit duke nisur që nga sezoni aktual. Kjo ka vënë në lëvizje drejtuesit bardhezi, që kanë nisur ofensivën për të gjetur pasuesin e italianit në Torino.

Një prej emrave më të lakuar në ambientet e kampionëve të Italisë është Pep Guardiola. Madje një lajm që po qarkullon në minutat e fundit, zbulon se klubi italian e ka arritur akordin tashmë me spanjollin. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i “SuperSportTV”, Adriano del Monte.

Në rrjetin social “Twitter” gazetari pohon se Guardiola ka firmosur me Juventusin për 4 vitet e ardhshme. Një lajm vërtetë befasues për Manchester Cityn, që nën drejtimin e Pep arriti që të kompletojë edhe tripletën, kampionat, Kupë dhe Kupë Lige.

Komento: