Arrihet marrëveshja, ky është trensferimi i ri i Interit

19:56 | 04 August 2023

Interi paguan klauzolën për Sommerin

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer në edicionin 2023/24 do të paraqitet në portën e Interit.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten se Interi tashmë ka siguruar shërbimet e Sommerit, i cili do të prezantohet te skuadra italiane ditëve në vazhdim.

Mësohet se Interi ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit të 34-vjeçarit, i cili ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2025.

Ekipi italian do të paguajë 6 milionë euro për zviceranin, i cili me Interin do të firmos kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit për vitin e tretë.

Sommer në janar të këtij viti iu bashkua Bayernit nga Borussia Moenchengladbachu, ndërsa bën karrierë në Bundesligë prej vitit 2014.

Komento: