Arrihet marrëveshja, Manchester United po e transferon yllin brazilian

15:53 | 19 September 2020

United arrin marrëveshje me personale me Alex Telles, shumë afër zyrtarizimi i brazilianit.

Alex Telles do të jetë mbrojtësi i ri i majtë i gjigantit anglez Manchester United.

Mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshje personale me kampionët e shumëfishtë të Anglisë, për një kontratë pesë vjeçare.

United tentoi transferimin e Sergio Reguilon nga Real Madrid, por spanjolli zgjodhi rivalët e tyre Tottenham Hotspur.

Djajtë e Kuq janë pajtuar me Telles për bashkëpunim deri në vitin 2025, teksa tani po bisedojnë me Porton.

27-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me gjigantin portugez dhe pritet largimi i tij.

Besohet se marrëveshja mes dy klubeve do të arrihet për 18 milionë euro, pasi dëshira e lojtarit është të kaloj në Old Traford.

Për Telles interesim kishin shfaqur edhe skuadra të tjera si Roma e Barcelona.

Komento: