Arrihet marrëveshja, Mauro Icardi transferohet te PSG

20:03 | 27 May 2020

Punë e kryer, Icardi transferohet te PSG.

Raportet në Itali, Francë dhe Argjentinë pretendojnë se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka arritur marrëveshje për transferim te PSG.

Argjentinasi kaloi sezonin e kaluar në Ligue 1 te PSG, me skuadrën franceze që pagoi 13 milionë euro, me një mundësi për ta blerë 70 milionë euro në fund të sezonit.

Ishte PSG që tani po kërkon të negociohet ky çmim, duke kërkuar uljen e tij.

Sipas Sky Sport Italia dhe La Parisien, një marrëveshje veç është arritur, dhe një përparim i rëndësishëm pritet të bëhet gjatë 24 orëve të ardhshme.

Ole në Argjentinë sugjeron se transferimi i Icardit do t’i kushtojë kampionëve të Francës 60 milionë euro.

Kjo mund të jetë thjesht një shifër totale, pasi gazetat italiane thonë se PSG do t’i paguajë Interit 50 milionë euro, dhe 10 milionë tjera do të realizoheshin falë bonuseve që do të mund të përcaktohen.

Komento: