Mërgim Vojvoda pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A.
Mediet e shumta në Belgjikë raportojnë për një marrëveshje të arritur mes Atalantës dhe mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Atalantës tani i duhet të arrijë marrëveshje me belgët e Standard Liege.
Raportohet se Standard po kërkon gjashtë milionë euro, që janë dy milionë euro më tepër sesa ajo që ka ofruar Atalanta.
Vojvoda është pjesë e Standard që nga viti 2019, kur ishte transferuar nga Mouscron.