Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se është arritur marrëveshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës për Antoine Grizmannin.
Sipas tij, sulmuesi francez do të jetë lojtar i klubit nga Madridi me një marrëveshje të përhershme.
Marrëveshja mes klubeve thuhet se është e vlefshme për shumën prej 20 milionë eurosh, plus bonuset.
Marrëveshja tashmë është nënshkruar përfundimisht, teksa pritet edhe zyrtarizimi në vazhdim.
Griezmann e ka pranuar javë më parë transferimin te Atletico, pasi ai e donte vetëm klubin nga “Wanda Metropolitano”.
Kujtojmë se 31-vjeçari këtë sezon është duke luajtur si i huazuar te Atletico Madridi nga Barcelona. Ai luajti në huazim edhe sezonin e kaluar.