Chelsea ka arritur marrëveshje me Lyonin për Malo Guston. Kështu ka raportuar “RMC Sport” këtë të premte.
19-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë me klubin londinez, por do të mbetet te Lyoni në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Detaje të tjera rreth kësaj marrëveshjeje nuk u zbuluan.
Ditë më parë ishte raportuar Lyoni po kërkonte rreth 30-40 milionë euro për ta lënë Guston të lirë.
19-vjeçari ka regjistruar 15 paraqitje me skuadrën franceze këtë sezon në Ligue 1, duke kontribuar me një asistim.
Malo Gusto luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Ai numëron edhe shtatë paraqitje me Kombëtaren U21 të Francës.