Arrihet marrëveshja mes palëve, Gian Piero Gasperini është trajner i ri i Romës

15:37 | 29 Maj 2025

Gian Piero Gasperini është trajneri i ri i Romës dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Drejtuesit e klubit italian ndodhen aktualisht në Firence në takim me trajnerin Gasperini.

Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja pritet të finalizohet.

“Drejtuesit e AS Romës dhe Gian Piero Gasperini janë aktualisht në një takim për të finalizuar marrëveshjen”.

“Ai është në prag të emërimit si trajneri i ri i AS Romës, pas largimit nga Atalanta”, ka shkruar Romano.

Brenda javës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes dhe Gasperini do ta drejtoj Romën.

Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Romën.

Komento: