Arrihet marrëveshja, mësimi fillon të hënën

09:37 | 01 February 2019

Greva në arsim ka përfunduar pas javës së tretë.

Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”. Ky është mesazhi që ka dhënë në facebook, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të fillojë.

Veseli ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.

Në fotografinë e postuar nga Veseli, duket edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari e të tjerë.

Komento: