Arrihet marrëveshja, Messi do të transferohet tek PSG

12:11 | 10 Gusht 2021

Lionel Messi është afër të transferohet tek PSG.

Lionel Messi dhe Paris Saint Germain kanë arritur marrëveshje finale e cila do ta çojë argjentinasin në “Parc des Princes” në sezonin 2021/22.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Messi dhe PSG kanë përfunduar marrëveshjen e cila do ta mbajë 34 vjeçarin në Paris për dy sezone me opsion edhe për një të tretë.

Messi do të përfitojë rreth 35 milionë eurosh në vit sipas kontratës së tij me “parisienët”.

Romano sugjeron që Messi do të jetë lojtar i PSG-së në orët e ardhshme.

Komento: