Arrihet marrëveshja, Milan mbyll goditjen për Scudetto 20 milionë euro

14:10 | 26 Janar 2026

Milan ka gati goditjen e fundit për merkaton e janarit.

Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

Mes skuadrave më aktive është edhe Milan me drejtuesit që kanë siguruar goditjen përfundimtare për këtë afat kalimtar.

E përditshmja spanjolle Diario AS, raporton se Milan ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e Mario Gilas.

Klubet kanë rënë dakord për një shifër prej rreth 20 milionë eurove, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Komento: