Milan është shumë pranë rikthimit të Tiemoue Bakayoko.
Chelsea është e gatshme ta lërë të lirë Bakayokon për 20 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë.
Bakayoko ishte pjesë e Milanit gjatë sezonit 2018-19, ndërsa nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për tu rikthyer në San Siro.
The Sun shkruan se marrëveshja mes Rosonerëve dhe Bluve të Londrës është arritur dhe se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.