Milani ka mbyllur operacionin me te rëndësishme për sezonin e ardhshëm.
Brahim Diaz të veshë fanellen kuqezi. Sipas gazetarit Daniele Logo mungojnë vetëm vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.
Milani do të marrë kartonin e futbollistit 21 vjeçar në huazim me të drejtë blerjeje.
Në orët në vazhdim do të zgjidhen edhe detajet e fundit, falë ndërhyrjes së ndërmjetësit Edoardo Crnjar.
Milani i ka dhënë mandatin agjentit te FIFA-s të mbyllë marrëveshjen brenda fundjavës.
Diaz, i lindur në Malaga me origjinë marokene, do të jetë kështu blerja e dytë e Milanit 2020/2021 pas Pierre Kalulu.
Bëhet fjalë për një trekuartist që mund të luajë edhe si sulmues i jashtëm në të dy anët.
Në sezonin e fundit tek Real Madrid ka mbledhur vetëm 10 prezenca zyrtare dhe 1 rrjetë në Kupen e Mbretit.