AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit norvegjez, Jens Petter Hauge.
Lojtari pritet të arrijë në Milano për vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodh ditëve në vazhdim, përcjell ORAinfo.
Milan kishte kohë që ishte duke e përcjellur Hauge, ndërsa vendimin e mori kur kuqezinjtë u përballen me klubin e norvegjezit javën e kaluar në kuadër të kualifikimeve në Europa League.
Në këtë ndeshje, Hauge arriti të shënoj një gol dhe një asistim, duke i bindur kështu drejtuesit e Milan që ta sjellin atë në San Siro.
Raportohet se Milan do t’i kushojë Hauge rreth 5 milionë euro, shumë kjo e përballushme për Milanin. /ORAinfo/