Napoli ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin brazilian të Lilles, Gabriel Magalhaes, shkruan “Tuttomercatoweb”.
Raportohet se për Gabrielin ishin interesuar edhe Evertoni, Arsenali, Chelsea e Leicester City, por Napoli ka fituar garën.
Ndonëse Gabriel i ishte nënshtruar disa javë më parë testeve mjekësore te Evertoni, kurrë nuk u firmos kontrata.
Kjo i dha mundësi Napolit që të ndërhyjë dhe të arrijë marrëveshje personale me 22-vjeçarin.
Mirëpo, ka mbetur ende të arrihet marrëveshje me klubin e Gabrielit,Lillen.
Napoli pritet të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim, plus pesë milionë shtesë në bonuse.