Arrihet marrëveshja në Milano, Sarri trajner i Juventusit

10:05 | 08 Qershor 2019

Zhvendosja e Maurizo Sarrit nga Chelsea në Juventus është më afër.

CalcioMercato mund të konfirmojë se Sarri sot ka pastruar gjërat nga shtëpia e tij në Londër, ndërsa ai po përgatitet të shkojë në Torino për të nënshkruar me kampionët italianë, përcjell ORAinfo.

Sarri do t’i bashkohet këtë verë Juventusti dhe vetëm pritet drita jeshile nga Chelsea.

Fituesit e Europa League ende duhet të gjejnë një pasues të trajnerit italian. Legjenda e klubit, Frank Lampard dhe ish-bosi i Juventusit, Max Allegri, mendohet të kryesojnë garën për marrjen e drejtimit të Chelseas.

Lajmi vjen pasi agjenti i Sarrit, Alessandro Pellegrini, drejtori i Juventusit Paratici dhe ndërmjetësi
Fali Ramadani, i cili ka punuar për të arritur një marrëveshje me Chelsean, u takuan në Milano këtë mëngjes.

Besohet se u arrit një marrëveshje prej 7 milionë eurosh për sezonin, tani gjithçka që duhet të renditet është kompensimi me Chelsea. /ORAinfo/

Komento: