Mediat ndërkombëtare të sportit konfirmojnë se është arritur marrëveshja mes ekipeve të dy bokserëve për duelin e dyfishtë.
Kështu raporton “Sky Sport”, që konfirmon se prometeri i Joshuas, Eddie Hearn ka zbuluar detajet.
Hearn ka thënë se palët kanë bërë progres të jashtëzakonshëm, teksa tashmë janë në analizë e sipër të arenave se ku do të ndeshen.
Rivalët britanikë po bëjnë çmos që të tregojnë supremacinë e tyre në boksin profesionit, ndërsa duket se përballja në fjalë do të vendos shumëçka lidhur me brezin e më të mirit në këtë sport.