Milot Rashica dështoi të largohet nga Werder Bremeni në këtë merkato.
Ai arriti marrëveshje me Leverkusenin, por në minutat e fundit dështoi për shkak se dokumentet u vonuan dhe nuk arritën para se të mbyllej afati kalimtar.
Por, kosovari duket se nuk do të qëndrojë gjatë në Bremen.
Sipas “Sport Bild”-it, Rashica tashmë ka marrëveshje me Leverkusenin dhe në janar do të kompletohet transferimi i tij.
Në “BayArena”, Rashica do të bashkohet me ish-trajnerin Peter Bosz, i cili udhëheqte Vittesenin gjatë kohës kur kosovari ishte pjesë e tyre.
Rashica ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022.