Arrihet marrëveshja, Rudger i thotë “PO” gjigantit italian

17:18 | 19 Mars 2022

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudger, ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Juventusin, zbulon Gazzetta dello Sport.

29-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe mes pasigurisë rreth Chelseat me sanksionet ndaj Roman Abramovich, ai ka vendosur të vazhdojë përpara, përcjell ORAinfo.

Rudiger thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje afatgjatë me gjigantët e Serie A, Juve dhe do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: