Arrihet marrëveshja, sulmuesi i njohur i bashkohet Interit

13:56 | 19 April 2020

Oliver Giroud pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Interi ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez Olivier Giroud, njofton “Tuttosport”.

Giroud do të largohet nga Chelsea, pasi t’i skadojë kontratë në fund të stinorit. Giroud 33-vjeçar ishte pranë transferimit te Interi në janar, por Chelsea refuzoi ta lironte atë. Po ashtu edhe Lazio bëri përpjekje për të transferuar reprezentuesin e Francës.

Mësohet se Giroud ka arritur marrëveshje personale me Interin dhe ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ai me Interin do të firmosë kontratë dyvjeçare me mundësi për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Giroud do të mbushë 34 vjet në shtator. Ai këtë stinor ka shënuar tre gola në 13 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: