Milani tashmë po bën lëvizje përpara sezonit të ardhshëm. Megjithëse dritarja e transferimeve është shtyrë deri në shtator, kuqezinjtë janë hedhur në aksion për transferimin e lojtarëve të rinj.
Sipas L’Equipe këtë mëngjes, kuqezinjtë kanë siguruar nënshkrimin e Pierre Kalulu. Ylli i Lyonit, i cili luan si një mbrojtës i djathtë, do të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale me skuadrën e Milanit, përcjell ORAinfo.
Në fakt, 20-vjeçari pritet që në Itali në ditët në vijim të nënshkruajë kontratën, duke përfunduar transferimin e tij në klub e Milanit. Gjatë gjithë procesit, ai ka ndryshuar shumë mendje por dalja e tij nga Lyon tani është e sigurt.
Bayern Munich ishte gjithashtu i interesuar dhe bëri një përpjekje të tretë kohët e fundit, por Kalulu u bind nga Paolo Maldini për t’u bashkuar Milanit. /ORAinfo/