Talenti i madh italian, Sandro Tonali me shumë gjasë do të jetë lojtar i Inter.
Raportime të ‘Corriere della Sera’ bëjnë të ditur se Inter ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.
‘Nerazzurri’ i kanë ofruar 20 vjeçarit një kontratë të vlefshme për katër vite qëndrim në ‘San Siro’.
Lojtari pritet të fitojë deri në 2.5 milionë euro, nëse transferimi i tij finalizohet me sukses, transmeton lajmi.
Brescia kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij, e këto para Inter i ka siguruar me shitjen e Mauro Icardi.
Për afrimin e lojtarit me Inter mund të supozohet edhe nga deklaratat e fundit të presidentit të Brescia, i cili nuk beson se Tonali transferohet jashtë Italisë.