Arrihet marrëveshja, United nënshkruan me yllin 80 milionësh

19:42 | 14 Korrik 2019

Manchester United, njoftohet se ka rënë dakord për një tarifë prej £ 80 milion për ta transferuar yllin Leicester City, Harry Maguire, raporton The Sun.

Marrëveshja do të përfaqësonte një rekord botëror për një mbrojtës. 26-vjeçari, ish- futbollisti i Hull City do të përfundojë testet mjekësore në Manchester të hënën, përcjell ORAinfo.

Tarifa thuhet se përbëhet nga 60 milionë funte në fillim, me 20 milionë funte në shtesa./ORAinfo/

Komento: