
Ylli i Ajaxit është transfruar në Francë.
Kasper Dolberg do të jetë një futbollist i Nice në sezonin e ri. Lajmi vjen nga “L’Equipe”, që zbulon se mes sulmuesit të Ajaxit dhe klubit francez është arritur akordi dhe në ditët e ardhshme do të bëhet edhe zyrtarizimi.

21-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare në “Allianz Riviera”, me një marrëveshje prej 25 milionë eurosh. Dolberg shënoi 25 paraqitje në Eredivisie për Ajax gjatë sezonit 2018-19, ku me golat e tij ndihmoi skuadrën që të fitojë titullin kampion.