Juventusi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të paguar 25 milionë euro plus Miralem Pjaniqin dhe Mattia De Sciglion për Nelson Semedon, shkruan gazeta “Sport”.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje, ndërsa mbetet tash vetëm Semedo që të pranojë transferimin te klubi Italian. Pjaniq e De Sciglio janë pajtuar për t’iu bashkuar Barcelonës.
Shifra prej 25 milionë euro do të investohet nga Barcelona për të sjellë Lautaro Martinezin nga Interi. Martinezi ka klauzolë për lirim në kontratën e tij me Interin në vlerë 111 milionë euro.