
Eintracht Frankfurt dhe AC Milan kanë rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Ante Rebic dhe Andre Silva.
Kroati Rebic u la jashtë fitores 2-1 të së dielës ndaj Fortuna Dusseldorf mes spekulimeve që ai ishte afër transferimit nga Frankfurti në San Siro, përcjell ORAinfo.

Bobic pret që sulmuesi të përfundojë një transferim në Milano të hënën përpara afatit të transferimit, ndërsa sulmuesi i Portugalisë Silva do të nënshkruajë për Eintracht. Besohet që të dy lojtarët do të lëvizin me hua.
“Klubet kanë një marrëveshje,” i tha Bobiç Sky në Gjermani. “Nëse gjithçka shkon mirë, Silva do të jetë një lojtar i Frankfurtit nesër dhe Rebic do të jetë në Milano”.
Rebic ishte lidhur edhe me Interin pas një sezoni të shkëlqyer 2018-19, në të cilin ai shënoi 10 gola në të gjitha garat./ORAinfo/