Arrihet marrëveshja, ylli i Milanit transferohet në Romë

09:35 | 21 May 2020

Lojtari i Milanit ka arritur marrëveshje me Romën.

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura, raportohet se ka arritur marrëveshje prej 2.5 milionë euro në vit me Romën, duke u transferuar në kryeqytet falas këtë verë.

Il Corriere dello Sport thotë se ‘Giallorosët’ janë një hap para rivalëve të tyre në çështjen e nënshkrimit të Bonaventuras.

Atalanta dhe Torino kanë qenë të lidhur me 30 vjeçarin, i cili është paraqitur 17 herë për kuqezinjtë këtë sezon.

Bonaventur te Milan ishte transferuar në shtator të vitit 2014 për shtatë milionë euro, dhe preja saj kohe, për ‘Rossonerët’ është paraqitur në 171 ndeshje duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar 24 herë.

Agjenti Mino Raiola, sipas gazetës, është takuar me Romën dhe është pajtuar për një marrëveshje tri vjeçare.

Komento: