Arrihet marrëveshja,Reali nënshkruan yllin 50 milionësh

18:09 | 07 Qershor 2019

Real Madrid, do të përfundojë nënshkrimin e yllit të Lyonit, Ferland Mendy për 55 milionë euro javën e ardhshme, thotë ESPN.

Francezi iu nënshtrua testeve mjekësor nga zyrtarët e Madridit në Paris këtë javë dhe transferimi do të kalojë pas raundit të fundit të ndeshjeve ndërkombëtare, përcjell ORAinfo.

Mendy u shfaq në 30 ndeshje në Ligue 1 për Lyon në sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola./ORAinfo/

Komento: