Arrijnë në Morinë trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci

11:40 | 28 Korrik 2021

Trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci arrijnë në Morinë.

Trupat e pajetë të mërgimtarëve që pësuan nga aksidenti në Kroaci kanë arritur në pikën kufitare të Morinës.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, po qëndron në Morinë në përcjellje të trupave të pajetë të aksidentit tragjik të së dielës në Kroaci.

Ndryshe mbrëmë në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

Komento: