Arrijnë në Shqipëri vaksinat nga Turqia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arrijnë në Shqipëri vaksinat nga Turqia

15:56 | 08 Prill 2021

Vijnë vaksinat nga Turqia, Aeroporti i Rinasit nesër i rikthehet funksionimit.

Pak pas orës 15:00 të së enjtes, më shumë se 24 orë nga pezullimi i punës së kontrollorëve, është ulur avioni i parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Ashtu siç bëri të ditur në deklaratë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, avioni i “Air Albania” ka arritur nga Stambolli me sasinë e radhës së vaksinave kineze.

Ditën e nesërme Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pritet t’i rikthehet funksionimit edhe për pasagjerët.

Komento: