Arrijnë temperaturat siberiane, acar në fundjavë

08:36 | 11 Janar 2019

Moti i ftohtë do të vazhdojë të mbretërojë edhe në vikend.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në -12 gradë celsius, ku pritet të jetë acar i vërtet.

Sot do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.

Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C. Në fundjavë minimalet mund të zbresin edhe deri në -12C.

Në viset e mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja dhe verilindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike, me afrimin e vorbullës ciklonike, do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale.

Komento: