Arrin mbi 5 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi

13:43 | 13 Mars 2020

Shkon mbi 5 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Në mesditën e së premtes, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit ka kaluar shifrën prej 5.000, raportojnë qendrat që po merren me statistikat e kësaj pandemie.

Saktësisht, 5.080 persona në gjithë vendin kanë humbur jetën, ndërkohë 137.674 raportohet të jenë të prekur me Covid-19 në gjithë botën.

Aktualisht, gjendja më e rëndë paraqitet në Itali, ku raportohet se deri në mesditën e së premtes kanë vdekur 1.016 persona si pasojë e koronavirusit, ndërkohë janë infektuar mbi 15.000.

Koronavirusi në shifra, për gjithë botën:

137.674 të infektuar me koronavirus

5.080 humbën jetën si pasojë e koronavirusit

70.437 të shëruar nga koronavirusi

Komento: