Arrin në 40 numri i të vdekurve pas shpërthimit në minierën në Turqi

13:04 | 15 October 2022

Numri i punëtorëve që u vranë në një shpërthim në një minierë qymyri në Turqinë veriore u rrit në 40, sipas ministrit të brendshëm turk të shtunën.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, bëri të ditur se edhe 11 punëtorë të lënduar janë duke u trajtuar nëpër spitale, shkruan Anadolu.

Duke vënë në dukje se 58 nga 110 minatorët u shpëtuan, ai tha se ka paqartësi për një nga minatorët, duke shtuar se ndërkohë që përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.

Teksa presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, po monitoron nga afër situatën, shkroi Presidenca turke në Twitter.

Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore Dijarbakir dhe në vend të kësaj do të udhëtojë të shtunën në Amasra.

Erdogan tha në një postim në Twitter se operacionet e kërkim-shpëtimit po përparojnë “me shpejtësi” në minierë.

Komento: