Arrin në 81 numri i viktimave nga shembja e urës në Indi

23:40 | 30 Tetor 2022

Shkon në 81 numri i viktimave nga shembja e urës në Indi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Indi, ku shembja e një ure ka shkaktuar vdekjen e të paktën 81 personave.

Incidenti është regjistruar në Gujarat, në perëndim të vendit.

Lexo Edhe:
Ndërkohë, rreth 30 persona janë plagosur.

Ura ishte një strukturë 140-vjeçare, që kohët e fundit ishte restauruar dhe ishte hapur për publikun vetëm javën e kaluar, pas 6 muajsh punë nga autoritetet.

Komento: