Arrin në Kosovë kryediplomatja gjermane

17:52 | 10 Mars 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për të filluar vizitën e saj dy ditore në Kosovë.

Ajo është pritur në aeroport nga homologia e saj, Donika Gërvalla-Schwarz, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti.

Vizita dy ditore e Baerbock do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme zyrtare, përfshirë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti qysh ditën e sotme.

Komento: