Arrin në kuvend delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arrin në kuvend delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë

14:28 | 19 Dhjetor 2018

Bisedimet me Serbinë këtë herë do të udhëhiqen nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, që do të përfaqësohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin e tyre të parë.

Bashkë me ta në Kuvend janë parë edhe shefi i dialogut teknik Avni Arifi, Visar Ymeri, Enver Hoxhaj, Dukagjin Gorani e Mahir Yagcilar.

Përfaqësuesit e këtij delegacioni janë votuar ditë më parë në Kuvend.

Komento: