Gattuso ka arritur një ndeshje të madhe sonte kundër Chievos.
Milani i pandalshëm në realizimin e ëndrrës për luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Ekipi kuqezi mposhti me vështirësi 1-2 Chievon në “Bentegodi”, me skuadrën veroneze që sheh t’i veniten dhe ato shpresa të fundit për të qëndruar në garë për mbijetesën në Serinë A.
5 fitore radhazi për skuadrën e Gatusos, që beson se mund t’i rrëmbejë vendin e dytë Napolit, që ka 4 pikë më shumë dhe ndeshje plus për të luajtur, atë Sassuolon në transfertë.
Lucas Biglia shënoi golin e parë të takimit në favor të kuqezinjve në minutën e 31-të, por Përparim Hetemaj ktheu baraspeshën në rezultat para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Në pjesën e dytë, pikërisht më të 57-ën, polaku Piatek, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur devijoi në rrjetë asistin e dhënë me kokë nga Castillejo, 1-2. Ky ishte goli i 8-të për Piatek me Milanin në Serinë A në 9 sfida të zhvilluara në pjesën e dytë të sezonit.