Shpend Ahmeti, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar kallëzim penal për Qeverinë e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel ndërmjet vendit tonë dhe Serbisë.
“Meqenëse kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk është e ratifikuar a kam drejte unë si qytetar me dërgu kallëzim penal për qeverinë për lejimin e veturave me targa ilegale ne Republikën e Kosovës. Qeveria nuk ka të drejtë të vendos masa në kundërshtim me ligjet sepse është precedent i rrezikshëm. Sa e di unë asnjë ligj nuk ka ndryshu. Pra një njeri prej Brukselit ka vendos me suspendu një pjesë të ligjit|, ka shkruar ai.
Ahmeti ka thënë se në këtë mënyrë po dëmtohet shteti.
“Në Republikë kjo nuk ec. Nesër me të njëjtën logjikë a mundet zv kryeministri me suspendu dënimet për shpejtësi për Komunën e Gjilanit. Marrëveshja edhe mund të jetë e mirë po mshelnu me letra se na shkoi shteti post”, ka shkruar ai.