Arsenal 3:1 Valencia, Xhaka në mesin e lojtarëve më të mirë

23:13 | 02 Maj 2019

Janë publikuar notat e lojtarëve për ndeshjen Arsenal-Valencia.

Takimin e parë e fituan skuadra vendase, të cilët triumfuan me rezultatin 3:1 ndaj mysafirëve nga Spanja.

Golat në këtë takim për skuadrën e Arsenal i shënuan Alexandre Lacazette (2X) dhe Pierre Emerick Aubameyang.

Në mesin e të dalluarve tek ‘Gunners’ ishte edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ishte asistues në golin e Lacazette.

Për Valencian, golin e vetëm e realizoi Mouctar Diakhaby, gol që nuk doli të ishte i mjaftueshëm për spanjollët.

Më poshtë lajmi ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘SofaScore’.

Komento: