
Arsenali, është në rrugën e duhur për të nënshkruar me Oleksandr Zinchenko të Manchester Cityt për rreth 30 milionë funte.
Dy klubet tashmë kanë rënë dakord për një tarifë dhe tani Arsenali është në kontakt me ukrainasin duke negociuar kushtet personale, përcjell ORAinfo.

Ai do të jetë jetik për Mikel Artetën pasi lojtari mund të luajë në një sërë pozicionesh duke përfshirë mbrojtjen e majtë dhe mesfushën qendrore mbrojtëse./ORAinfo/