Arsenal afër transferimit të katër futbollistëve

22:53 | 23 Qershor 2020

Arsenal po planifikon lëvizje të mëdha në formacionin e lojtarëve.

Mikel Arteta ka konfirmuar që Arsenali po planifikon të nënshkruajë me Pablo Mari dhe Cedric Soares në marrëveshje të përhershme.

Mari erdhi si huazim nga Flamengo në janar dhe Soares u huazua nga Southampton deri në fund të sezonit.

Të dy kanë luftuar me lëndime që nga momenti i bashkimit, me Mari aktualisht përballet me dy deri në tre muaj jashtë fushe me një dëmtim të këmbës që pësoi kundër Manchester City javën e kaluar, përcjell lajmi.

Trajneri spanjoll ka konfirmuar se David Luiz dhe Dani Ceballos gjithashtu janë afër finalizimit që të përfundojnë sezonin e Premierligës, pasi marrëveshja me ta skadon më 30 qershor.

Gjithsesi, për mbrojtësin brazilian thuhet se i është ofruar rinovimi edhe për një vit tjetër.

Komento: