Milan është duke u përgatitur për transferimin e disa lojarëve të rinj gjatë verës në ‘San Siro’.
Krahas transferimeve pritet qe edhe disa lojtarë të largohen nga kuqezinjtë.
Në mesin e tyre që mund të largohet është edhe mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, përcjell ORAinfo.
Milan është i gatshëm t’i dëgjoj ofertat për turkun.
Interesim për Calhanoglun ka shprehur gjiganti nga Premierliga, Arsenal. Nëse e dëshiron mesfushorin turk, atëherë Arsenal duhet të paguaj 20 milionë euro.
Mirëpo nëse ofertat nuk janë të kënaqshme, atëherë Calhanoglu do të mbetet edhe për një sezon në Milan. /ORAinfo/