Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare

20:56 | 02 May 2023

Formacionet zyrtare: Arsenali dhe Chelsea me objektiva të ndryshme në derbin londinez.

Në Emirates Stadium zhvillohet derbi londinez ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat, i vlefshëm për xhiron e 34 në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë mbetur prapa në garën për titull dhe duhet të arkëtojnë pikë të plota në mënyrë që të rimarrin kreun, derisa aktualisht rivali Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe një pikë më shumë.

Blutë, po ashtu, kanë nevojë për pikë, duke qenë se akoma matematikisht mbesin të rrezikuar për të rënë nga elita e futbollit anglez.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Mikel Arteta dhe Frank Lampard, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Jorginho; Saka, Odegaard, Trossard; Gabriel Jesus.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Thiago Silva, Fofana, Chilwell; Enzo Fernandez, Kante, Kovacic; Madueke, Aubameyang, Sterling.

Komento: