Arsenal ‘çmendet’ pas Paquetas

10:43 | 14 Korrik 2022

Arsenal interesohet për Paqueta, Lyon kërkon 65 milionë euro për të.

Lucas Paqueta është duke u monitoruar nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Mes atyre që kanë më shumë interesim për lojtarin brazilian është skuadra e Arsenal.

Sipas raportimeve të Ben Jacobs, Lyon janë të gatshëm të konsiderojnë ofertat për Paqueta, por vetëm ato që shkojnë te 65 milionë euro, transmeton lajmi.

Jean-Michel Aulas nuk do të këmbëngul të marrë 75 milionë euro, siç thuhej në muajin janar.

Lyon ka pranuar faktin se Paqueta dëshiron të largohet këtë merkato dhe nuk do ta pengojnë rrugën e tij.

Krejt çfarë duhet për Lyon që ta lëshojë lojtarin është një ofertë që kënaq interesat e klubit.

Përveç Arsenal, edhe Roma dhe Newcastle janë duke parë situatën e lojtarit

Komento: