Arsenal – Crystal Palace, befasi në formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arsenal – Crystal Palace, befasi në formacionet zyrtare

16:25 | 21 Prill 2019

Arsenali dhe Crystal Palace do të takohen sot në Emirates Stadium.

Topçinjtë janë nikoqir të Crystalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Emirates nga ora 17:00.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery synon fitoren e radhës në kampionat, për të rrëmbyer pozitën e tretë dhe për të qenë një hap afër sigurimit të një vendi që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, mysafirët nuk janë në formë të mirë dhe do të ishin të kënaqur edhe më një pikë nga ky udhëtim pasi do të ishin më afër sigurimit të mbijetesës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Shkodran Mustafi është titullar, ndërsa Granit Xhaka mungon shkaku i lëndimit.

Arsenal: Leno; Mustafi, Koscielny, Mavrapolos; Jenkinson, Elneny, Guendouzi, Kolasinac; Ozil; Lacazette, Aubameyang;

Crystal Palace: Guaita; Ward, Kelly, Dann, Wan-Bissaka; McArthur, Milivojevic, Kouyate; Meyer, Zaha; Benteke.

Komento: