Arsenali bëri një përpjekje ambicioze për të nënshkruar me Ferran Torres nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar.
Sulmuesi u transferua në Camp Nou nga Manchester City në janar për rreth 55 milionë euro, por ai mund ta ketë të vështirë të luajë këtë sezon, përcjell ORAinfo.
El Nacional raporton se Topçinjtë u përpoqën të bindin palën katalanase që ta lironin duke i ofruar të paguanin 30 milionë euro për të, por Xavi këmbënguli që ata të refuzonin qasjen./ORAinfo/