Arsenal dhe Chelsea kualifikohen në gjysmëfinalen, anglezët dhurojnë spektakël

23:00 | 18 Prill 2019

Përfundojnë ndeshjet.

Dominimi i skuadrave të Premierligës në futbollin evropian po vazhdon edhe në Ligën e Evropës.

Skuadra e Chelsea dhe ajo e Arsenal janë dy nga katër skuadrat gjysmëfinaliste në këtë garë.

Chelsea ka arritur që me një fitore prej 4:3 (5:3) të kalojë tutje pengesën e quajtur Slavia Prague, shkruan lajmi.

Pedro Rodriguez dy herë, Olivier Giroud një herë dhe Simon Deli (autogol) ishin ata që shënuan në fitoren e ‘bluve’.

Për skuadrën nga Republika e Çekisë golin e gjetën Tomas Soucek një herë dhe Petr Sevcik dy herë.

Në anën tjetër, Arsenal nuk i dha asnjë mundësi skuadrës së Napolit, duke shënuar fitore edhe në udhëtim me rezultatin 0:1, për të regjistruar rezultatin total 3:0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, nga gjuajtja e lirë.

Pas Liverpool dhe Tottenham në Ligën e Kampionëve, rrugëtimin në Evropë po e vazhdojnë edhe dy skuadrat londineze.

Komento: